Talenti i Shpresave largohet nga Jang Bojsi, ja ku do të transferohet   

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 15:08

Talenti i Shpresave largohet nga Jang Bojsi, ja ku do të transferohet   

Lojtari i Shpresave të Shqipërisë, Taulant Seferi, është larguar nga Jang Bojsi për tu huazuar në ekipin e ligës së dytë zvicerane, FC Vohlen.

taulant seferi

Ka qenë vetë faqja e Jang Bojsit që ka zyrtarizuar kalimin e talentit shqiptar deri në fund të sezonit.

“Taulant Seferi do të jetë i huazuar te FC Vohlen. Fat të mbarë , Tauli!”, shkuan faqja e klubit në “Twitter”.

Taulant Seferi kuqezi

Seferi është aktivizuar shumë pak me ekipin e parë të Jang Bojs, sepse këtë sezon ka pësuar edhe një dëmtim. Klubi shpreson që ai ta kalojë dëmtimin dhe të kthehet në forme te ekipi i ri.

Ai ka përfaqësuar ekipet e moshave të Maqedonisë, por në fund zgjodhi të përfaqsonte Kombëtaren tonë. Deri tani ai ka luajtur në 4 takime me Shqipërinë U-21.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"