Talenti i Realit bëhet çështje, Zidan e lë jashtë për ndeshjen me Gallatasarajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 13:15

Talenti i Realit bëhet çështje, Zidan e lë jashtë për ndeshjen me Gallatasarajn

Zinedin Zidan nuk e ka përfshirë Viniciusin në skuadrën me të cilën do të përballet sot kundër Gallatasarajit.

Vinicius

Pasi luajti secilën prej 5 ndeshjeve të para të sezonit, sulmuesi brazilian nuk është aktivizuar në pesë nga 10 ndeshjet e fundit dhe sot nuk do të jetë as në stolin e rezervave.

Lukas Vazkez është preferuar nga trajneri francez përpara tij. Për shkak të problemeve fizike, Marko Asensio, Naço, Garet Bejl dhe Hames Rodrigez do të mungojnë gjithashtu.

Ekipi i grumbulluar është: Kurtua, Areola, Altube, Karvahal, Militao, Ramos, Varan, Marselo, Mendi, Kros, Modricç, Kasemiro, Valverde, Isko, Hazard, Benzema, Vazkez, Joviç dhe Rodrigo.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"