Talenti i Partizanit që ka idhuj Kakanë dhe… Trashin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2017 | 11:17

Talenti i Partizanit që ka idhuj Kakanë dhe… Trashin

Kapiteni i Partizanit, Mario Barjamaj, shënoi goli që u dha trofeun e Kupës të kuqve përballë Flamurtarit në “Elbasan Arena”. Në fund të ndeshjes, për “Panorama Sport”, Barjamaj u shpreh shumë i lumtur dhe golin ia kushton familjes dhe ekipit.

Më tej, ai shprehet se idhull ka Kakanë dhe në Shqipëri nuk do të luajë në asnjë ekip tjetër përveç Partizanit. Do ta “tradhtonte” vetëm për Milanin në Europë.

Bajramaj gol Flamurtarit

Si ndiheni që i dhatë trofeun Partizanit?

Sigurisht që jam shumë i emocionuar. Por nuk është se ia dhashë vetëm unë, pasi kemi punuar të gjithë si ekip për këtë trofe. E kishim menduar shumë më përpara, e kërkonim edhe ne edhe klubi dhe për fat ia arritëm qëllimit, që ta marrim këtë kupë me vete në kryeqytet.

Keni një dedikim të veçantë për këtë gol që keni shënuar, por edhe për trofeun?

Në radhë të parë, ia dedikoj familjes sime, e cila ka qenë e pranishme në çdo ndeshje dhe më ka mbështetur. Më pas normalisht djemve të ekipit dhe klubit. Të gjithë bashkë kemi bërë një punë të mirë dhe kemi pasur mbështetjen e drejtuesve.

Mario Bajramaj

Ka Bajramaj një idhull në futboll?

Nëse mund ta quajmë idhull, që i vogël kam pasur Kakanë, sepse jam edhe tifoz i Milanit.

Po te Partizani kujt do doje t’i ngjaje, apo cilin nga lojtarët pëlqeni më shumë?

Është një grup shumë i mirë në fakt. Më pëlqen Trashi shumë, Ekuban, Batha. Roli i tij domethënë.

Në të ardhmen, ku do të doje të luaje?

Në Shqipëri, patjetër vetëm te Partizani, ndërsa në botë te Milani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"