Talenti i Mançesterit vendos “me zemër”, zgjedh Skocinë para Anglisë. Murinjo: Luan prej prindërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2018 | 10:29

Talenti i Mançesterit vendos “me zemër”, zgjedh Skocinë para Anglisë. Murinjo: Luan prej prindërve

Përpara ndeshjes me Kristal Palasin, Zhoze Murinjo u shuan kuriozitetin tifozëve se përse mesfushori i akademisë, Skot MekTominej, ka fituar një fanellë titullari në skuadrën e “djajve”, përkrah Matiçit dhe Pogbasë këto javët e fundit.

Mek Tominei

21-vjeçari, i cili sezonin e shkuar u kënaq me vetëm dy prezenca, e ka dërguar karrierën e tij në një tjetër nivel, duke u aktivizuar në 15 ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

murinjo

Por cila është arsyeja se përse trajneri portugez po e preferon përpara shokëve të tjerë të skuadrës? “Mendoj se është arsyeja e profilit të tij të duhur. Ai djalosh rrethohet nga njerëzit e duhur. Unë nuk e kam takuar kurrë rrethin e tij të ngushtë, por mendoj se një djalë me edukatën e tij në jetë dhe futboll, është edukuar mirë nga prindërit. Ata duhet të jenë njerëz të mirë, të cilët i kanë kultivuar vlerat e duhura. Ai djalë është me këmbë në tokë. Është shumë i qetë dhe i ka kaluar disa teste jo vetëm nga pikë- pamja futbollistike, por edhe nga ajo psikologjike. Ai mund të përballojë si ndeshjet e mëdha, ashtu edhe ato të Champions-it”, tha Speciali.

mektominaj

ZGJEDH SKOCINË – Mesfushori i ka dhënë fund edhe enigmës se me cilën kombëtare do të luajë. Ai është takuar me trajnerin e Skocisë, Aleks MekLish, në Mançester të enjten dhe i ka premtuar trajnerit të ri se do të veshë fanellën e përfaqësueses rivale të Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, do të takohej me të të premten, por “BBC” mëson se është anuluar pasi lojtari e ka vendosur që do të përfaqësojë vendin e origjinës së babait të tij, i cili është nga Glasgou.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"