Talenti i Laçit: Dua të luaj jashtë dhe kam ëndërr Kombëtaren, kam bërë tifo për Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2020 | 18:07

Talenti i Laçit: Dua të luaj jashtë dhe kam ëndërr Kombëtaren, kam bërë tifo për Tiranën

Juljan Shehu është një nga lojtarët më të mirë dhe të spikatur te Laçi, i cili është shprehur se dëshiron të kalojë jashtë, por të ardhmen e tij e ka lënë në dorë të menaxherëve.Torasa-Shehu

Shehu është shprehur se ka ëndërr të luajë për Kombëtaren, teksa ka zbuluar se është edhe një tifoz i Tiranës.

“Të ardhmen time ja kam lënë në dorën e menaxherëve dhe do vendosin ato për gjithçka. Sezonin e nisëm keq dhe jemi të lumtur me vendin e tretë në tabelën e renditjes. Nga Kupa jemi eliminuar dhe mund të shkojmë në Kupat e Europës nga vendi i tretë.

Ndër objektivat personale është edhe të luaj jashtë. Është shumë e vështirë dhe duhet punë, por kjo është një sfidë për të gjithë. Shpresoj që ta arrij Kombëtaren, pasi si çdo futbollist e kam ëndërr edhe unë.

Jam nga Tirana dhe kur kam qenë i vogël kam bërë pak tifo për Tiranën, për titullin gjithçka është e hapur dhe pse të mos e fitojë Laçi.”, u shpreh Shehu për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"