Talenti i Kukësit i bashkohet Kosovës, dardanët rrëmbejnë edhe vëllain e mesfushorit të Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 10:15

Talenti i Kukësit i bashkohet Kosovës, dardanët rrëmbejnë edhe vëllain e mesfushorit të Shqipërisë

Kosova U21 ka bërë publike listën për një grumbullim stërvitor që do të zhvillohet në Durrës nga data 13 deri në 16 nëntor. Ajo që bie në sy në këtë listë është grumbullimi i futbollistit të Kukësit, Betim Lumi. 18-vjeçari është futbollisti i vetëm nga Kategoria Superiore.

Betim Lumi

Në listën e Kosovës bën pjesë edhe vëllai i mesfushorit Astrit Ajdareviç që la Suedinë për t’iu bashkuar Shqipërisë një vit më parë. Ndërkohë që Alfred Ajdareviç që aktivizohet te Orebro në Suedi, ndryshe nga vëllai i tij, i është bashkuar Kosovës U21.

kosova-u21

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"