Talenti i Besës në fokus, lumë ofertash për 17-vjeçarin kavajas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2018 | 20:49

Talenti i Besës në fokus, lumë ofertash për 17-vjeçarin kavajas

Pak ditë më parë, Besa U-17 duke mundur Vllazninë meritoi titullin kampion. Ky titull erdhi pas fitimit të Kupës së Republikës dhe më pas Kupën e Grupit B. Thënë ndryshe, kavajasit morën çdo trofe që Federata vendosi për 17-vjeçarët. Lideri kryesor i këtij grupi ishte golashënuesi më i mirë i saj, Jeton Krasniqi. Djaloshi artë shënoi plot 21 gola duke lënë firmën e tij edhe në finale ndaj Vllaznisë.

besa u17

Këto ditë janë të shumta ofertat që kanë vërshuar drejt tij si nga klube të Superiores në Shqipëri, aq edhe nga klube jashtë. Vetë lojtari shprehet: “Mundëm këdo që na doli përpara. Besa e këtij sezoni nuk pati rivalë. Dua të veçoj përmirë- simin e gjykimeve te moshat ku vetëm 3 vjet më parë ishte tmerr të fitoje jashtë fushe, ndërsa sezonin që shkoi ne pësuam vetëm 2 humbje në transfertë dhe të gjitha fitore. Shpresoj dhe uroj që ky brezi talentuar siç ishim ne, të mund të kontribuojë për të ardhmen e futbollit kavajas.

Unë jam i ri, 17 vjeç, por janë me qindra si unë që mbas moshës 18 vjeç u dogjën, pavarësisht se ishin talente. Në këtë kuptim, kushti im për çdo ekip që më ka bërë ofertë ka qenë përfshirja në kontratë e aktivizimit tim. Në Superiore të paktën 30-45 minuta kuptohet nëse vërtet e meritoj, ndërsa ekipe të Kategorisë së Parë preferoj titullar, gjithnjë nëse e meritoj. Dua të jap më të mirën kudo ku do shkoj”, deklaroi talenti kavajas, Jeton Krasniqi.

Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"