Talenti i Bajernit i thotë “po” Shqipërisë, FSHF bind edhe “tradhtarin” Mihaj në Greqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 10:57

Talenti i Bajernit i thotë “po” Shqipërisë, FSHF bind edhe “tradhtarin” Mihaj në Greqi

Shqipëria nis zyrtarisht edicionin me ëndrrën për të përsëritur kualifikimin në Europian. Liga e Kombeve merr udhë nga sot për kuqezinjtë, teksa në orën 12:00 trajneri Kristian Panuçi do të bëjë publike listën për takimet ndaj Izraelit dhe Skocisë. Risia më e madhe mund të vijë nga Bajerni. Meritan Shabani po negocion për t’u bërë pjesë e përfaqësueses kuqezi. Por, risia mund të vijë edhe nga kampionati grek, teksa Enea Mihaj mund të ketë besim për të luajtur që në debutim në qendër të mbrojtjes, nisur nga mungesat dhe situatat e qendërmbrojtësve titullarë.

meritan

TALENTI I BAJERNIT – Goli ndaj Mançester Sitit dhe besimi nga skuadra bavareze kanë bërë që interesimi ndaj Meritan Shabanit të jetë i madh edhe nga federata gjermane. “Di që është pranë Kombëtares A”, u shpreh Alban Bushi, referuar lojtarit dhe situatës së tij në lidhje me Kombëtaren U-21. Gazeta ka mësuar se interesimi i Shqipërisë në adresë të tij është maksimal dhe angazhimi nuk ka mbetur thjesht në kuadrin e një kontakti paraprak. Mësohet se Lorik Cana dhe drejtues të lartë të federatës po mbështesin trajnerin Panuçi për të bindur mesfushorin që po shpërthen me bavarezët. Për kuqezinjtë do të ishte një talent i shtuar dhe me shumë perspektivë për të ardhmen. Përgjigjja e tij ka qenë shpresëdhënëse: “Më prisni!”

MBROJTËSI – Situata aspak pozitive e mbrojtësve titullarë të Kombëtares, ku Mavraj dhe Ajeti janë ende të pastabilizuar me skuadra, bën që sytë të kthehen te ndonjë… surprizë. Kristian Panuçi ka përfshirë në listë Mavrajn për këtë takim, por do të ndiqet me shumë kujdes Enea Mihaj. Qendërmbrojtësi mund të fitojë besimin e trajnerit që në ndeshjen e parë të tij me Kombëtaren A. Shqipëria do të përballet me Izraelin, duke mos pasur momentin më të mirë të futbollistëve, por shpresat për kualifikim janë shtuar me Ligën e Kombeve.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"