Talenti i Ajaksit snobon kuqezinjtë: Milani një klub në kaos, preferoj Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 14:27

Talenti i Ajaksit snobon kuqezinjtë: Milani një klub në kaos, preferoj Interin

Frenki de Jong është vetëm lojtari i radhës i dalë nga shkolla e Ajaksit që po shkëlqen: vetëm 21 vjeç, por si çdo talent i akademisë kuqeblu duket gati për hapin e madh. Megjithatë, Milani nuk duket të jetë në të ardhmen e Frenkit. Talenti i klubit rekordmen të Holandës, në fakt, ka komentuar kuqezinjtë me fjalë vërtet të rënda:

De Jong

“Nuk do më pëlqente të shkoja te Milani sepse nuk po luan mirë dhe klubi po kalon një periudhë kaosi”. I duket më mirë Interi: “Një skuadër interesante, – është shprehur mesfushori në një intervistë për holandezen “Voetbal”.

LUAN KUDO – Emri i tij po bën bujë, por shumë pak e njohin për stilin e lojës. Një lojtar i talentuar dhe unik, në një moshë aq të re, zotëron karakteristika dhe besimin e kampionëve, por mbi të gjitha bie në sy për thjeshtësinë me të cilën ndryshon pozicion në fushë (cilësi jo e rrallë për një holandez, që është rritur duke parë “futbollin total” të kombëtares së tij).

De Jong Ajaks

Vendoseni në cilindo vend të fushës, pak rëndësi ka nëse është repart sulmues apo mbrojtës, e do mbeteni të habitur nga mënyra si do përshtatet. Deri tani, De Jong ka luajtur në gjithë mesfushën dhe mbrojtjen për Ajaksin.

Për statistikë, janë plot 5 pozicionet e mbuluara vetëm këtë edicion të “Eredivise”: qendërmbrojtës, mbrojtës i djathtë, mesfushor-mbrojtës, mesfushor i majtë dhe i djathtë. Parapëlqen, por vetëm për lehtësim, krahun e majtë (sepse përdor këmbën e majtë). Sezonin e fundit, 21-vjeçari ka preferuar dy sisteme mbi të gjithë: 4-2-3-1 (skema e preferuar e Luçiano Spaletit tek Interi) dhe 4-3-3 (moduli “tradicional” i Gatuzos), si për të “thënë” që komenti mbi skuadrat milaneze nuk ka të bëjë me zgjedhjet taktike të dy skuadrave.

1528570957893

“SINJAL” BARÇËS – Futbollisti me vitlindje 1997 ka një vlerë prej 40 milionë eurosh dhe aktualisht po ndiqet nga gjithë klubet e mëdha të Europës. Nuk do jetë, megjithatë, e lehtë t’i merret Ajaksit, që e ka blinduar deri në 2022-shin. Në garë është edhe Barcelona dhe numri 21 e pasqyron veten pikërisht te katalanasit: “Shoh video në ‘YouTube’ në përpjekje për të mësuar diçka nga Ksavi e Iniesta. Mesi? Argëtohem duke e parë, bën gjëra fantastike që herë-herë më duken të pamundura”.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"