Talenti hungarez më mirë se Kros dhe Pogba, mahniten te Reali. Zidan e do në skuadrën që drejton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 18:08

Talenti hungarez më mirë se Kros dhe Pogba, mahniten te Reali. Zidan e do në skuadrën që drejton

Duke marrë në analizë disa statistika të rëndësishme në futboll, do të kuptojmë pse Reali i Madridit është fiksuar me talentin hungarez, Dominik Soboslai. Fillimisht duhet të përmendim faktin që ai ka pasur idhuj disa lojtarë të rëndësishëm te historisë së Realit.

roberto_firmino_of_liverpool_and_dominik_szoboszlai_of_red_bull__1352295

“Kristiano ishte modeli im. Ai u bë më i miri në botë. Dua të ndjek gjurmët e tij. Por unë jam mesfushor dhe nëse duhet të zgjedh dikë për t’i ngjasuar janë Pol Pogba dhe Toni Kros”, ka thënë ai disa muaj më parë. Nëse nuk u largohemi shifrave, hungarezi është përmirësuar ndjeshëm dhe ka ecuri më të mirë sesa dy shembujt e tij. Ai ka shënuar më shumë gola sesa Toni Kros dhe Pol Pogba në dy sezonet e fundit, gjithashtu më shumë asiste dhe sakrificë në mbrojtje.

Ky Champions ofron shifrat më të mira të Soboslait sesa Toni Kros. Ai rikuperon një top çdo 12 minuta të luajtura, ndërsa Toni Krosit i duhen 21 minuta. Por le të shohim fillimisht golat. Soboslai është një forcë dominuese në Austri, por edhe në Champions. Ai ka shënuar 2 gola në 3 ndeshje dhe ka marrë pjesë në 14 gola në total me 5 gola dhe 9 asiste në 944 minuta të luajtura. Kros ka marrë pjesë vetëm në një gol duke thënë 1 asist për Ramosin kundër Interit.

Nga ana tjetër, Pogba ka marrë pjesë në 3 gola me 1 rrjetë dhe 2 asiste. Sezonin e kaluar renditja ishte e njëjtë: Soboslai mori pjesë në 30 gola me Salcburgun, dyfishin e Toni Krosit me Realin dhe 6 herë më shumë sesa ajo që bëri Pogba me Mançesterin. Francezi u përfshi vetëm në 5 gola sezonin e kaluar. Soboslai e kërkon më mirë se të dy portën kundërshtare, po ashtu siç mbron më mirë dhe sakrifikohet për skuadrën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"