Talenti gjerman kërkon largimin, Çelsi nis menjëherë lëvizjet. Gati të shesë 6 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 15:46

Talenti gjerman kërkon largimin, Çelsi nis menjëherë lëvizjet. Gati të shesë 6 lojtarë

Kai Havertz i ka thënë klubit të tij Bajern Leverkusenit që ta shesin në verë. Mesfushori gjerman ka shkëlqyer sezonet e fundit në Bundesligë. Havertz ka shënuar 12 gola këtë sezon dha ka dhuruar 6 asiste duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha si Bajern Mynih, Real Madrid apo Çelsi.

havertz

Pikërisht londinezët janë vënë menjëherë në lëvizje sapo kanë marrë vesh lajmin se Havertz i ka kërkuar largimin ekipit të tij. Sipas asaj që raportohet nga mediat angleze, Lampard është gati të shesë 6 lojtarë për të përfituar të ardhurat që i duhen për të nënshkruar me talentin gjerman. Havertz vlerësohet 90 milion euro nga Leverkusen, dhe Çelsit i duhet të shesë në mënyrë që të sigurojë të ardhurat e mjaftueshmë për të marrë në ekip mesfushorin Havertz.

Ekipi i Çelsit ka bërë disa blerje mjaft të mëdha këtë sezon, ku ka siguruar shërbimet e sulmuesit Timo Verner nga Lajpcig dhe Zijek nga Ajaksi. Havertz ndoshta mund të jetë pjesa e fundit e pazëllit për fazën ofensive të Çelsit për sezonin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"