Talentet shqiptarë janë kthyer në mollë sherri, presidenti Vokrri ankesë në FIFA ndaj FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 18:57

Talentet shqiptarë janë kthyer në mollë sherri, presidenti Vokrri ankesë në FIFA ndaj FSHF

Talentet shqiptarë të futbollit nëpër botë janë kthyer në mollë sherri mes dy federatave përkatëse, Kosovës dhe Shqipërisë. Një politikë e ndarë, ku Kosova ndihet “e vjedhur”. Pavarësisht se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i rizgjedhur në mandatin e pestë, vijon të pohojë se raportet mes tij dhe homologut Fadil Vokrri janë të mira, e vërteta është ndryshe. Kreu i FFK-së, ka reaguar ashpër, duke thënë se nuk do të tolerohet më një situatë e tillë.

duka vokrri

Burime të Report Tv bëjnë të ditur se të enjten e 22 shkurtit Vokrri do të takojë presidentin e FIFA-s dhe do t’i raportojë këtë situatë. Kosova, në 15 vitet e fundit, ka qenë furnizuese e Kombëtares A së Shqipërisë, ku gjysma e futbollistëve me origjinë kosovare kanë qenë gjithnjë pjesë e grupit kuqezi. Pra, edhe pse në publik duket se ka një raport të mirë, ku Vokrri dhe Duka ftojnë njëri-tjetrin në aktivitetet e federative respektive, çështja e talentëve i ndan shumë.

Nëse në rang ekipi përfaqësues, por edhe të kampionatit, Kosova është më poshtë Shqipërisë, sa i përket futbollit të pastër, ata janë më lart. Duke parë ngjarjet e fundit në Shqipëri, me trukimin e ndeshjeve, kontestimet e shpeshta ndaj gjyqtarëve, problemet me shoqatat e të tjera, Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar një prokuror që të merret gjithçka që ka të bëjë me futbollin, kryesisht më çështjet e sipërpërmendura. Ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka çuar qoftë edhe një çështje në Prokurori, ndërsa për strukturë të veçantë as që bëhet fjalë.

Shqiptarja.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"