Talentet kavajas tregojnë kualitetet, shpallen fitues të Kupës së Shqipërisë U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 17:52

Talentet kavajas tregojnë kualitetet, shpallen fitues të Kupës së Shqipërisë U-17

Kupa e Shqipërisë për moshën U-17, e zhvilluar sot në kompleksin e Kamzës, u fitua nga skuadra e Besës, me shifrat 2-1, përballë Internacionalit. Ndeshja ishte e fortë dhe me rivalitet deri në momentet e fundit.

besa kavajae u 17

Ishte ekipi kavajas që shënoi i pari, në minutën e 6-të, me anë të Mecas. Më pas, Murati për Internacionali barazoi në të 33-tën. Besa arriti të shënojë edhe golin e dytë në pjesën e dytë, gol që në fund rezultoi vendimtar.

Ndërkohë, nesër, në orën 14:00, do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19, mes Shkëndisë së Tiranës dhe Vllaznisë, në “Elbasan Arena”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"