Talente të “njomë”, kuqezinjtë e Milanit kanë 4… musketierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 0:21

Talente të “njomë”, kuqezinjtë e Milanit kanë 4… musketierë

Nuk është më një mister që Milani synon të ndërtojë të ardhmen duke u bazuar në lojtarë me shumë talent, por sidomos moshë të re. Edhe pse thuhet se sezoni i ri do të nisë nga zero, kuqezinjtë kanë një bazë ku mund të mbështeten. Pa përfshirë Donarumën në diskutime rinovimi, Romanjoli, Hernandez, Benaser e Leao përbëjnë një themel solid për suksese.

milan

Pikërisht katërshja do të jetë skeleti i “Djallit”. Romanjoli dhe Hernandez janë dy më ekspertët mes 4 musketierëve të cilët kanë një moshë mesatare prej 22 vitesh e 7 muajsh. Përpos talentit të gjithsecilit, është pikërisht mosha e re aspekti më kryesor.

Kapiteni i skadon kontrata pas dy vitesh e klubi po bën gjithçka për të shmangur një raport si ai me Donarumën që do të shitet te ofruesi më i mirë në rast se nuk rinovon brenda pak muajve. Hernandez është i blinduar me kontratë, por sezoni i tij i jashtëzakonshëm ka tërhequr vëmendjen e më shumë se një klubi të madh.

MES E LART – I paprekshëm konsiderohet edhe Ismael Benaser. Sezonin e nisi në heshtje, edhe sepse vinte nga një Kupë Afrike e fituar si protagonist, por që në terma fizikë e kishte sfilitur. Karakteri i 20 vjeçari doli në pah dhe tashmë regjia milaniste kalon nga e majta e tij.

Karakter për t’u zbuluar ai i Rafael Leaos, pasi është kjo veçori që i mungon, ose që të paktën, nuk e ka treguar me fanellën e Milanit. Në klub të gjithë besojnë verbërisht te cilësitë e portugezit që duket se do të konfirmohet në ekip edhe për sezonin e ri.

PËRGATITI: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"