Talente dhe identitet, speciale e “Gazzetta Dello Sport” për ecurinë e Kosovës në Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 13:27

Talente dhe identitet, speciale e “Gazzetta Dello Sport” për ecurinë e Kosovës në Ligën e Kombeve

Përralla e Kosovës. Një përfaqësuese e zyrtarizuar pak më shumë se dy vite dhe është larg vetëm një pikë nga suksesi i madh i historisë. Do të mjaftojë të mos humbasë ndaj Azerbajxhanit për të festuar kualifikimin historik në Ligën C në Ligën e Kombeve.

kosovafitore

Meritë e fitores madhështore 5-0 kundër Maltës, që e ka ndihmuar këtë skuadër që të ketë një rol protagonisti në këtë kompeticion. Ky është shkrimi i publikuar nga “Gazzetta Dello Sport” ditën e djeshme.

REALITET

Kosova, në nivelet e saj është një realitet që duhet pranuar. Ende e pamposhtur në vitin 2018. Mund ta mbyllë vitin pa e provuar shijen e disfatës. Gjashtë fitore, 2 barazime dhe vendi i parë në Grupin C të Ligës D. Kjo ecuri është fryt i tri fitoreve dhe 2 barazimeve: 8 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar.

Kosova2

Kaq mjafton për të arritur objektivin, i cili mund të vijë në ndeshjen e ardhshme. Pra, mjafton vetëm një pikë në sfidën që do të luhet në shtëpi kundër Azerbajxhanit për të arritur një sukses të madh, i cili do të thotë shumë, jo vetëm në aspektin sportiv.

IDENTITET

Përfaqësuesja e Kosovës është shumë e re, por ka rrënjë të thella. E ndodhur për vite me radhë mes luftës, ndan me shqiptarët gjuhën dhe kulturën. Në Serbi nuk e pranojnë, por tashmë është një realitet, jo vetëm në aspektin sportiv.

kosova_1536611850-2653519

Lojtarë të rëndësishëm si Berisha dhe Ujkani janë pjesë e kësaj skuadre dhe përçojnë në të vlerat e jashtëzakonshme dhe eksperiencën e fituar për vite me radhë. Por lojtarët e talentuar dhe të rinj bashkë me ata më të vjetrit formojnë një skuadër të bukur për t’u parë dhe të vështirë për t’u përballuar.

ZGJEDHJET

Ka nga ata që mund të veshin fanellën e Kosovës, por edhe nga ata që nuk duan të përballen me të. Ashtu siç bëri Hetemaj disa kohë më parë. Sepse tjetër gjë është të mos luash për Kosovën dhe tjetër gjë të luash kundër njerëzve të tu. Ka nga ata që kishin luksin e zgjedhjes. Ashtu si Milot Rashica, i cili shënoi golin e pestë kundër Maltës. Ishte pjesë e Kombëtares shqiptare, por nuk luajti kurrë asnjë ndeshje në UEFA me fanellën kuqezi. Kjo bëri që të zgjidhte të mbronte atë të Kosovës.

GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"