“Talent që ka idhull Drogbanë”, media britanike bën profilin e Armando Brojës: Dua të bëhem si ‘Fenomeni’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 18:00

“Talent që ka idhull Drogbanë”, media britanike bën profilin e Armando Brojës: Dua të bëhem si ‘Fenomeni’

Sulmuesi i Shpresave Armando Broja realizoi sot ëndrrën e debutimit në kampionatin anglez Premier Ligë.

Armando Broja

18-vjeçari zëvendësoi sulmuesin francez Oliver Zhiru në minutën e 86-ë të ndeshjes teksa londinezët shkatërruan me rezultatin e thellë 4-0 Evertonin.

Media prestigjioze britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull futbollist shqiptar që aktivizohet me skuadrat zinxhir të Çelsit. Që nga hedhja e hapave të parë në futboll, stërvitja në akademinë e Totenhemit dhe më pas kalimi te Çelsi, Broja rrëfen rritjen si futbollist dhe idhullin e tij Didier Drogba.

Në Angli tashmë, futbollisti shqiptar konsiderohet një talent duke lënë mbresa të mira te trajnerët e Çelsit (10 gola në 9 ndeshje me Çelsi U18 dhe 3 gola në 10 ndeshje me Çelsin U23).
“Turneu me moshat dhe kalimi tek academia e Totenhemit – Mora pjesë në turne me fëmijët e Bërnhemit dhe aty ndodheshin skauterat e Totenhemit. Në fakt, ai erdhi për të ndjekur një futbollist tjetër, por unë dola ‘Futbollisti më i mirë i turneut’ dhe ata më morën mua, kështu që shkova te Totenhemi.

Çelsi – Kam qenë te Totenhemi për 2 vite me moshën 8 dhe 9-vjeçare dhe gjatë këtyre 2 viteve jemi përballur shumë herë me Çelsin dhe ata më pëlqyen si futbollist, prandaj vendosa të shkoja atje.

Broja

Dorgba – Idhulli im te Çelsi është Didië Drogba. Ai ishte një makineri e vërtetë, shumë i fuqishëm, finalizues perfekt dhe kishte një karrierë të jashtëzakonshme. Te Çelsi ai ka arritur shumë dhe ka qenë vendimtar në ndeshjet e mëdha.

didier_drogbascore

Ronaldo – Babai ma tregoi një ditë dhe unë nisa të shikoja video-t e tij. Ishte shumë i fuqishëm, i aftë të godiste me të dyja këmbët, ai kishte gjithçka. Synon të bëhem si ai”, rrëfehet Broja për faqen zyrtare të klubit të Çelsit.

Champions_League_1998-99_-_Inter_vs_Spartak_Mosca_-_Ronaldo

Në Shqipëri ai konsiderohet si sulmuesi i së ardhmes në kombëtaren kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"