Postuar: Gusht 1, 2020 | 23:33
Talent premtues, Bajer Leverkusen: Nuk ka arritur ofertë për Havercin
Drejtori sportiv i Bajer Leverkusenit, Simon Rolfes, thotë se nuk ka ardhur ende asnjë ofertë zyrtare në klub për Kai Haverc. Talenti 21-vjeçar dëshiron një transferim te Çelsi dhe anglezët janë gati të paguajnë menjëherë 70 milionë paund për gjermanin.
Por “Aspirinat” këmbëngulin për 90 milionë paund. “Deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë. E dimë për interesin e klubeve, por nuk ka asnjë ofertë zyrtare. E kemi thënë shumë herë se ne do ta mbyllim sezonin me të gjithë skuadrën. Dhe kjo përfshin edhe Kain. Nuk ka asnjë diskutim për këtë”, tha Rolfes për “Sky Deutschland”.
Blutë e Londrës mbeten favoritë për të transferuar sulmuesin gjerman.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"