Talent dhe nuhatje, mbrojtja kampione e Milanit vlen 200 mln euro/ Ja si pesëshja ndihmoi për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2022 | 23:44

Talent dhe nuhatje, mbrojtja kampione e Milanit vlen 200 mln euro/ Ja si pesëshja ndihmoi për titullin

Një i panjohur nga akademia e Lionit, një rezervë e Çelsit, një talent i Milanit dhe një francez me namin e djalit të keq te Reali. Pas tyre një portier që ka fituar diçka, por që duhej të mbante peshën e trashëgimisë së Xhanluixhi Donarumës. Pesë baste si Menja, Kalabria, Kalulu, Tomori e Hernandez, që i sollën klubi titullin e parë pas 11 vjetësh pritje.

MILAN

Shpenzimi për t’i bashkuar mezi arrin 60 milionë euro, teksa sot vlera e tyre i kalon 200 milionët. Rritje e dukshme që nga 2019 deri më tani. Investime të mirëmenduar nga ana e dyshes Maldini-Masara, që i kanë dhuruar Piolit një prapavijë të artë.

MONTIMI – Pier Kalulu përbën historinë më të veçantë sepse nuk kishte debutuar ende si profesionit e megjithatë Milani vendosi t’i besonte. Rritja ka qenë e jashtëzakonshme dhe nga falas, tashmë vlen 30 milionë euro, po aq sa kapiteni Kalabria që është një produkt i akademisë kuqezi. Hernandez dhe Tomori sapo kanë rinovuar. I pari vlente 20 milionë euro dhe tashmë e ka trefishuar vlerën.

Sa i përket anglezit, ai erdhi falë këmbënguljes së Maldinit. 29 milionë euro dhe dy vite për të arritur një kosto kartoni prej 50 milionë eurosh. Një tjetër mrekulli e drejtuesve është Majk Menja. Mes skepticizmit të përgjithshëm u ble për 14 milionë euro, ndërsa praktikisht vlen të paktën 40 milionë.

rritja e vleres

DUKE PRITUR ÇAON – Me pak fjalë, për raportin cilësi-çmim, mbrojtësit e Milanit kanë pak rivalë në Serie A. Shkrinjiar dhe Bastoni, dyshja 130 milionëshe e Interit, kërkuan një investim prej 56 milionësh, ndërsa Napoli shpenzoi rreth 35 milionë për Rahmanin dhe Kim. Një marrëveshje që sidoqoftë është më e shtrenjtë se çifti Kalulu-Tomori.

Dhe nëse ardhja e fundit Çao, që kushton 7 milionë, ndjek hapat e atyre që i paraprinë, do të jetë kënaqësi. Gjermani është ende duke pritur për debutimin e tij, por ka kohë për të bërë rrugën e tij te kuqezinjtë. Mjafton t’i kujtojnë se Kalulu ndeshjen e tij të parë për “Djallin” e luajti pas 3 muajsh në stol.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"