Taku: Në kampionat të luajmë për veten, nuk bëjmë tifo për askënd

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2017 | 21:55

Taku: Në kampionat të luajmë për veten, nuk bëjmë tifo për askënd

Afrim Taku mendon se tani ekipi i tij duhet të përqendrohet te vetja dhe nuk bën tifo as për Skënderbeun e as ndonjë skuadre tjetër, ndonëse fitorja e titullit kampion nga korçarët mund t’i çojë në Ligën e Europës. Në “Gol pas Goli”, ai u shpreh me bindje se priste një finale të bukur ndaj skuadrës korçare.

Taku Tirana

Për dëmtimin dhe zëvendësimin

“Kam pasur një shqetësim në kofshë dhe u pa e arsyeshme të ndërrohem, pasi e diskutova me trajnerin dhe ishte dakord. Unë do të shoh në çfarë gjendje jam gjatë javës dhe mendoj se do të jem në rregull për kampionatin”.

Për arritjen në finale

“Finalja e Kupës është një nga objektivat që kanë mbetur në këto momente se në kampionat dihet që jemi jashtë çdo objektivi. Ndjehemi mirë se mendoj se do të bëhet ndeshje e bukur meqë Skënderbeu ka ekip të mirë, do të jetë një finale e bukur për t’u parë dhe shijuar”.

Për dinamikat në pjesën e mbetur të sezonit

“Unë mendoj që duhet të bëjmë maksimumin për veten tonë në kampionat dhe që kur të vijë finalja të jemi sa më të përqendruar. Nuk bëjmë tifo për askënd, por për veten tonë, për pikët që na duhen”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"