Taktika/ Pritet “mur” ndaj gjermanëve të Volfsburg, ja formacioni i mundshëm i Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 16:52

Taktika/ Pritet “mur” ndaj gjermanëve të Volfsburg, ja formacioni i mundshëm i Kukësit

Kukësi pritet të jetë një ekip që më së shumti do të mbrojë dhe shfrytëzojë kundërsulmet ndaj Volfsburgut. Madje, edhe dy mbrojtësit e krahut, Maliqi dhe Musta, do të jenë të spostuar disi, në mënyrë që në vend të dublohen me Lulajn dhe Demirin.

Obanor Gega

Me skemën 4-5-1 dhe Xhikën në portë, mbrojtja do të përbëhet nga Lulaj në të djathtë, Obanor me Horiç në qendër dhe blerja më e fundit, Demiri, në të majtë. Në mesin e fushës, përveç Mustës dhe Maliqit nga krahët, Telushi, Musolli dhe Limaj do të formojnë “digën” në qendër. Ndërsa sulmuesi i vetëm pritet të jetë nigeriani Eze. I sakrifikuar është Rroca, që e nis nga stoli.

kUKESI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"