Taktika anti-Kukës, ja si e përgatit Tirana sfidën e kthimit në Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 15:45

Taktika anti-Kukës, ja si e përgatit Tirana sfidën e kthimit në Kupën e Shqipërisë

Buzëqeshje, harmoni dhe… punë strikte. Në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”, Tirana vijon përgatitjet për sfidën e kthimit ndaj Kukësit në Kupën e Shqipërisë. Janë asistentët e trajnerit Ze Maria që zbresin të parët në fushën sintetike për të vendosur bazën teknike që do të shërbejë për seancën stërvitore. Më pas, lojtarët vijnë me radhë, teksa ora nuk ka shënuar ende 14:00.

Ka batuta dhe, nëse nuk sheh fytyrat e lojtarëve, do të ishte e vështirë të dalloje të ardhurit rishtas në skuadër me futbollistët që janë prej vitesh pjesë e bardhebluve. Ka edhe momente gazmore mes lojtarëve, me goditje me top apo edhe me xhonglime të sferës. Ama, gjithçka deri në orën 14:00. Ze Maria është në qendër të fushës dhe të gjithë janë rreth tij. Jo vetëm lojtarët, por edhe stafi. Edhe… punonjësit e fushës. Tirana është grup, një e tërë dhe si e tillë vijon punën për të tentuar kualifikimin përballë Kukësit.

tirana

FORMACIONI

Trajneri ka punuar shumë dje me aspektin taktik. Pas minutazhit të nevojshëm për nxjehmjen e lojtarëve, Ze Maria ka punuar me aspektin mbrojtës dhe atë sulmues të lojës. Në fushë kanë qenë të gjithë lojtarët dhe janë provuar të gjithë në rolet e tyre duke mos lënë qartësisht të kuptohet se cilët do të zbresin në fushë ndaj Kukësit. Doka ka zhvilluar disa seanca vrapimi veçmas, ndërkohë që Turtulli është i pezulluar për këtë takim.

Në fushë, trajneri ka provuar disa skema të mundshme dhe secili variant loje, të cilin Tirana e ka aplikuar deri më tani, mund të vihet në zbatim edhe në “Zeqir Ymeri”. Grintë, shpejtësi dhe saktësi në veprime, ishin disa prej kërkesave që trajneri i bardhebluve kishte për lojtarët e tij gjatë seancës stërvitore. Kupa është objektiv dhe, si i tillë, bardheblutë do të bëjnë gjithçka duhet për ta realizuar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"