Takimi me kryeministrin kroat, ja çfarë i kërkoi Rama për Ballist Morinën (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2018 | 22:52

Takimi me kryeministrin kroat, ja çfarë i kërkoi Rama për Ballist Morinën (VIDEO)

Në Davos te Zvicres, kryeministri Edi Rama eshte takuar me homologun e tij kroat, Andrej Plenković, dhe kryeministrin hollandez Mark Rutte.

rama davos

Sic shkruan Rama ne nje postim ne FB, ku ka publikuar edhe videon, thote se eshte folur mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe rëndësinë strategjike të çeljes së negociatave për anëtarësim, jo vetëm për vendin tonë po edhe krejt rajonin.

Rama me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, bisedoi rreth marrëdhënieve mes dy vendeve dhe mesohet se kryeministri kroat e siguroi Kryeministrin Rama për mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Ne njoftimin per media thuhet se Rama bisedoi me homologun kroat edhe rreth çështjes se Ballist Morinës, për të cilin kreu i ekzekutivit shqiptar kërkoi një vendimmarrje të drejtë dhe të ndershme nga ana e autoriteteve kroate. Kryeministri Plenkovic e siguroi zotin Rama se rasti i Ballist Morinës do të trajtohet me kujdesin maksimal dhe në respekt të legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"