Takimi me drejtuesit e Milanit, ja premtimi që mori Boban nga Ibrahimoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 12:30

Takimi me drejtuesit e Milanit, ja premtimi që mori Boban nga Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç është një nga emrat më të diskutuar kohët e fundit, për shkak se ka vendosur të largohet nga Los Anxheles Galaksi dhe është në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën e tij.bOBAN mALDINI

Madje ditën e djeshme ka pasur një takim mes drejtuesve të Milanit dhe agjentit të lojtarit Mino Raiola. Pikërisht në këtë takim u fol për një kalim të mundshëm të suedezi te kuqezinjtë, aty ku u largua në vitin 2012.

Sipas asaj që shkruan sot “La Gazzetta dello Sport”, futbollisti ka pasur një bisedë telefonike me Zvonimir Boban, ku i ka dhënë edhe një premtim këtij të fundit. Ibra Milan

Thuhet se 38-vjeçari i ka premtuar drejtuesit kuqezi se ai do të vendosë brena dy javësh për të ardhmen e tij, dhe më pas do t’i kthejë një përgjigje, për si përket kalimit te “Djalli”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"