Takim sekret me përfaqësues të lojtarit, Bajerni përgatit goditjen e parë për merkaton verore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 0:19

Takim sekret me përfaqësues të lojtarit, Bajerni përgatit goditjen e parë për merkaton verore

Ndonëse të gjithë janë fokusuar te situata nga Koronavirusi, te Bajerni vazhdojnë të mendojnë për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.Leroy-Sane-Kevin-de-Bruyne

Bavarezët i kanë të qartë objektivat për merkato, teksa një nga lojtarët që pritet të afrohet është sulmuesi i Sitit, Leroi Sane.

“Bild” ka zbuluar së fundmi, se ka pasur një takim sekret mes drejtorit sportiv të Bajernit, Hasan Salihamixhiç dhe përfaqësuesve të Sane. Tema e diskutimit ka qenë për transferimin e sulmuesit në merkaton e verës, pasi në verën e 2021 lojtarit i skadon kontrata me Sitin.Sane2

Prej kohësh 24-vjeçari është një dëshirë e madhe e bavarezëve, teksa ka shfaqur edhe dëshirën për të kaluar në Bundesligë, por një marrëveshje nuk është arritur dhe shpreson që gjithçka të mbyllet në verë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"