Takim me skuadrën, Idrizi paralajmëron lojtarët: Do e keni punën pisk nëse tentoni të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2020 | 23:45

Takim me skuadrën, Idrizi paralajmëron lojtarët: Do e keni punën pisk nëse tentoni të…

Sinan Idrizi takon skuadrën. Ashtu sikundër deklaroi për gazetën, administratori i Flamurtarit zhvilloi dje një takim me futbollistët, stafin teknik dhe trajnerin Marcelo Troisi. Në qendër të takimit kanë qenë ndeshjet e mbetura, ku Idrizi ka kërkuar seriozitet dhe impenjim.

Sinan Idrizi Flamurtari

Administratori ka paralajmëruar futbollistët se nëse do të evidentojë tolerimin më të vogël, do të marrë masa ndaj lojtarëve. “Jemi në këtë situatë ku gjendemi, por kërkoj nga ju që të respektoni garën deri në fund. Jo vetëm respektim të fanellës që është primare, por nëse shikoj tolerimim më të vogël në ndeshjet e mbetura, do ta keni keq punën.

Ne luajmë për veten tonë dhe për asnjë tjetër. Mund të më thoni çdo gjë, por vetëm për shitje dhe blerje ndeshjesh nuk më thoni dot. Ndaj impenjohuni! Në këtë ndeshje trajneri të shikojë mundësinë që t’u japë prioritet të rinjve të akademisë. Jepni maksimumin tuaj”, tha Idrizi në mbledhjen para lojtarëve.Idrizi-750x430

Administratori e ka siguruar edhe për financat skuadrën. “Unë i njoh detyrimet e mia. Po kërkoj një zgjidhje për zhbllokimin e llogarive bankare pasi nuk është mirë t’ju paguaj në dorë. Do të merrni patjetër të gjitha pagat”, ka thënë Idrizi.

Ndërkaq, është shtyrë për në orët në vijim takimi mes administratorit Sinan Idrizi dhe kryetarit të bashkisë, Dritan Leli, për shkak se kryebashkiaku ka qenë dje i angazhuar me disa takime pune në Tiranë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"