Postuar: Janar 20, 2018 | 20:48
Takim me kryetarin e bashkisë, Duka në Berat për fushatë (Video)
Armand Duka kërkon një mandat të pestë në krye të institucionit të futbollit shqiptar. Duke qenë periudhë fushate për zgjedhjet e 7 shkurtit, dje presidenti prej 16 vitesh i FSHF-së ka qenë në qytetin e Beratit.
“Panorama Sport” mëson se ai është takuar me kryebashkiakun Petrit Sinaj, i cili është njëkohësisht kreu i klubit të Tomorit. Në vitet e fundit, bashkëpunimi i institucionit të futbollit me klubin beratas, nuk ka munguar. Fusha e stadiumit “Tomori” është zëvendësuar dy herë gjashtë vitet e fundit.
Së fundmi është vendosur bar artificial, me shpresën se do të zgjidhë problemin e përhershëm që ka pasur skuadra, teksa fusha gjithnjë ka lënë për të dëshiruar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"