Takim me drejtuesit dhe presidentin, zbulohen detaje të reja për rinovimin e kontratës të Mesit me Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2021 | 12:54


Takim me drejtuesit dhe presidentin, zbulohen detaje të reja për rinovimin e kontratës të Mesit me Barcelonën

“Lëvizjet e mëdha” të Barcelonës kanë filluar për rinovimin e Lionel Mesit. Ardhja e Hoan Laportas në presidencë sigurisht ka relaksuar marrëdhëniet mes dy palëve dhe, siç thekson media iberike “Sport”, ndjenja është se kampioni argjentinas, pasi ishte një hap larg divorcit verën e kaluar, tani është i bindur të vazhdojë karrierën e tij të jashtëzakonshme me fanellën katalanase.

mesi

Një rol vendimtar, luhet nga Laporta i cili siguroi që marrëdhënia e tij me yllin argjentinas të ishte shumë e mirë dhe qëllimi i tij për ta bindur atë të qëndronte pavarësisht sirenave të PSG-së, e cila do të kishte vendosur në pjatë një ofertë të pa refuzueshme për “pleshtin”. Pas një takimi me të atin e Mesit, Horge Mesit i cili është dhe njëkohësisht dhe agjenti i tij, sipas medias ‘TV3″ kohët e fundit ka pasur një afrim midis palëve.

Ndjenjat pozitive për arritjen e një marrëveshje që kënaq “pleshtin” në atë që duhet të jetë kontrata e fundit e karrierës së tij. Sipas mediave katalanase, Laporta nuk ka bërë ende ndonjë propozim ekonomik sepse deri në mes të majit ai nuk do të jetë në gjendje të dijë gjendjen e financave të klubit.

Mesi

Por presidenti i kërkoi durim argjentinasit, i cili do të pranonte një kontratë për shumë vite: dy vite në ekipin e parë para se të përfundojë karrierën e tij si lojtar në MLS amerikane, ku ai gjithashtu do të jetë ambasador i klubit blaugrana dhe përfundimisht të kthehet në Barcelonë për të kryer punën e tij në dirigjencë.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/