Takaj: T’i lëmë nacionalizmat, ndaj Partizanit të Beogradit është vetëm një ndeshje futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 22:08

Takaj: T’i lëmë nacionalizmat, ndaj Partizanit të Beogradit është vetëm një ndeshje futbolli

Skënderbeu do të presë ditën e enjte në orën 21:05, Partizanin e Beogradit në sfidën që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Interesimi i lartë i tifozëve për shkak të marrëdhënieve të tensionuara Serbi-Shqipëri, ka bërë që presidenti i Korçarëve t’i druhet trazirave të mundshme nga tifozët të cilët pritet të jenë nga të gjitha trevat shqiptare.

takaj

Nëpërmjet një prononcimi për “Supersport” Takaj ka kërkuar që tifozët të jenë të pranishëm për të mbështetur Skënderbeun, pasi skuadra ka shumë nevojë për ta dhe ka kërkuar që kjo ndeshje të mbetet në aspektin sportiv, duke anashkaluar nacionalizmin.

Takaj Antalja

“Është vetëm një ndeshje futbolli dhe si e tillë, natyrisht që nuk ka vend për nacionalizëm. Presim shumë njerëz në stadium, që do të mbështesin ekipin dhe jam o bindur që do të zhvillohet një betejë e bukur, vetëm në aspektin sportive. Do të kërkojmë të marrim fitoren e parë në këtë edicion të grupeve në Europa League, pasi i shkuam shumë pranë në ndeshjen ndaj Jang Bojs. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të bërë një ndeshje të bukur dhe për të dalë me 3 pikë nga fusha e lojës”, deklaroi presidenti i Skënderbeut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"