Takaj pret FSHF-në, presidenti ka negociata me Dinamon. Ja situata në kampin korçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2019 | 23:43

Takaj pret FSHF-në, presidenti ka negociata me Dinamon. Ja situata në kampin korçar

Skënderbeu prej ditësh ka filluar përgatitjet në Durrës, të cilat ende nuk e kanë parë të kompletuar ekipin bardhekuq.

ardjan takaj

Në kushte të tilla, vetë presidenti Ardjan Takaj ende nuk ka vendosur se cili do të jetë plani i veprimit për sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Gjithçka duket se është në varësi të vendimit që do të japë Federata Shqiptare e Futbollit në lidhje me licencimet e klubeve në sezonin e ri. Pikërisht, ku Skënderbeu rrezikon për shkak të gjobës prej një milion eurosh të vendosur nga UEFA.

Vetëm pasi FSHF të japë vendimin nëse korçarët do të luajnë në Superiore këtë sezon apo do të zbriten nga kategoria, atëherë Takaj do të vendosë përfundimisht. Burime pranë presidencës bëjnë me dije se kontaktet me klubin e Dinamos vijojnë dhe akordi për blerjen e aksioneve të këtij klubi janë konkrete. Nga ana tjetër, i bindur për të mos qenë thjesht fasadë e kampionatit, Takaj është i vendosur që ekipi me të cilin do të përfaqësohet në kampionat sezonin e ri të kërkojë që të jetë pretendent për titull dhe jo thjesht një plotësues i numrit të ekipeve pjesëmarrëse në garën e FSHF-së.

takaj

Gjithsesi, ajo që mbetet për t’u parë është edhe veprimi i klubit në merkato. Pas largimeve të shumta nga bardhekuqtë, tashmë mbetet detyrim mbushja e “gropave” të shumta që kanë mbetur në ekip si pasojë e largimeve të senatorëve të sezonit të kaluar.

PËRFORCIMET – I ndodhur në një situatë të tillë “bastisjeje”, Skënderbeu duket se po u rikthehet edhe njëherë ideve të vjetra për të plotësuar numrin e lojtarëve në ekip. Do t’u besohet të rinjve dhe kjo nuk është më një risi për bardhekuqtë. Në merkato goditjet do të jenë të limituara dhe lojtarë që nuk kërkojnë sforco ekonomike.

I tillë është rasti i Lukman Huseinit, i cili vijon të pëlqehet nga Skënderbeu. Lojtari është ende në kërkim të një ekipi të ri pasi Kastrioti ra në një kategori më poshtë dhe në të tilla kushte, marrëveshja do të ishte e mundshme.

Megjithatë, fillimisht pritet që të arrihet një akord mes palëve klub-bashki për të shtuar financat dhe më pas Skënderbeu do të fillojë nga përgatitjet për sezonin e ri apo ndonjë vendim tjetër për të ndërtuar një histori të re me një ekip që do të ndjekë rrugën e suksesshme të Skënderbeut në përfaqësimin e tij në Europë. Kjo është një lëvizje, e cila mund të ndryshonte rrjedhën e objektivave, nga një ekip që luan pa pretendime në një ekip që kërkon të jetë gjithnjë rivali kryesor për titullin kampion

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"