Takaj: Nuk e kuptova këtë lloj ekipi, sikur po luanin miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2017 | 17:41

Takaj: Nuk e kuptova këtë lloj ekipi, sikur po luanin miqësore

Pas dështimit në kampionat, Skënderbeu ka përjetuar një tjetër disfatë këtë sezon, në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ky takim u luajt të mërkurën dhe korçarët u mundën 3-1 nga Tirana pas 120 minutave lojë.

Takaj ne stadium

Presidenti i klubit korçar, Ardjan Takaj, pas finales së Kupës nuk e ka fshehur zemërimin, por më shumë i ka bërë habi paraqitja e skuadrës së tij në fushën e stadiumit “Elbasan Arena” dhe në një prononcim pas ndeshjes për “Top Channel” Takaj pohoi se ndaj bardhebluve ka parë Skënderbeun më të dobët të viteve të fundit dhe se ekipi i dukej sikur po luante miqësore me Tiranën.

“Normalisht që të vjen keq kur shikon si shkojnë gjërat, por gara kështu e ka. Në këtë finale nuk m’u duk fare si Skënderbeu. Ky ishte Skënderbeu më i dobët që kam parë unë në këto vitet e fundit. As që e kuptova fare këtë lloj Skënderbeu, pasi dukeshin sikur po luanin një ndeshje miqësore”, u shpreh presidenti i Skënderbeut pas disfatës në finalen e Kupës, që në njëfarë mënyre akuzoi ekipin e tij.

Korçarët kanë dalë pesë herë në finale të këtij kompeticioni, por në asnjë rast nuk kanë arritur që ta fitojnë këtë trofe. Për herë të parë pas gjashtë sezonesh, Skënderbeu humb edhe pjesëmarrjen në Superkupën e Shqipërisë. Titulli kampion u humb në ndeshjen e parafundit në Kukës, ndërsa Kupa u rrëshqiti nga duart në finalen 120-minutëshe me Tiranën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"