Takaj “ngujohet” për 30 minuta në stadium, Idrizi përplaset me policinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 23:00

Takaj “ngujohet” për 30 minuta në stadium, Idrizi përplaset me policinë

Pas shënimit të golit nga ana e Skënderbeut, ka pasur tension në tribunën qendrore. Gazeta sjell gjithçka ka ndodhur gjatë dhe në përfundim të ndeshjes, si në tribunë, ashtu edhe në hollin e stadiumit.

takaj idrizi

KOR OFENDIMESH

Tifozët ofendojnë në kor presidentin Ardian Takaj. Ky i fundit, teksa nuk ka duruar dot, u është drejtuar tifozëve: “Çfarë keni, pse silleni kështu?!”. Por kjo ka acaruar edhe më shumë tifozët, të cilët kanë vijuar edhe më keq ofendimet. Ndërkaq, administratori Idrizi u ka folur atyre që të ulin tonet, ndërsa i ka thënë Takajt që të mos shqetësohej.

“NGUJOHET” TAKAJ

Pas përfundimit të ndeshjes, teksa po zbriste nga tribuna qendrore, një tifoz tenton të godasë presidentin Takaj, por ka ndë- rhyrë policia që, së bashku me punonjës të sigurisë fizike të stadiumit, kanë marrë në ruajtje Takajn. Presidenti i Skënderbeut është shfaqur i trembur nga kjo situatë, marrë shkas edhe nga një histori e ngjashme që ka pasur para disa vitesh, kur është qëlluar me bidon nga një tifoz në tribunën qendrore. Takaj është “ngujuar” dje në katin e dytë të stadiumit. Ai ka qëndruar aty për më shumë se 30 minuta, ndërsa është shoqëruar nga Idrizi. Takaj ka dalë nga stadiumi rreth orës 19:20 minuta.

stadiumi flamurtari

INCIDENTI

Por, pas ndeshjes është shënuar edhe një incident tjetër. Protagonist ka qenë një punonjës i stadiumit. Pas ndeshjes, ai është kapur me fjalë me një punonjës të policisë kriminale, i cili ishte i veshur civil. Punonjësi i stadiumit ishte i revoltuar për shkak të episodeve të ndeshjes dhe gjykimit dhe ka ofenduar gjyqtarët. Polici i ka kërkuar që të ruajë qetësinë. “Çfarë ke? Pse ofendon?”, i ka thënë polici. Por punonjësi i klubit i është drejtuar: “Kush je ti?”. Kjo ka bërë që të dy të përleshen edhe fizikisht.

Në këtë moment ka ndërhyrë administratori Idrizi, por është ndalur nga një punonjës policie. “Ore, kush jeni ju? Turp të keni! Një burrë 60- vjeçar flet dhe shan edhe pse është punonjës policie. Më hoqi krahun nga vendi tjetri. Ç’bëni kështu ore?!”, u ka thënë Idrizi policëve. Në katin e parë, Idrizi ka komunikuar edhe me shefin e rendit, ndërsa gjërat janë qetë- suar. Forcat e policisë, që ishin të shumta në numër, kanë shoqëruar më pas jashtë stadiumit deri në dalje të Vlorës gjyqtarët dhe futbollistët e Skënderbeut.

TRAJNERI

Shpëtim Duro është shfaqur shumë i acaruar pas ndeshjes së djeshme. Trajneri i Flamurtarit, përpara se të dilte para medias, ka pasur një bisedë të shkurtër në distancë me vëzhguesin. “Çfarë i keni këta palaço që sillni këtu?! I hapin mirë sytë këta?”, i ka thënë Duro duke iu ankuar për gjyqtarët. Më pas, Duro ka takuar Idrizin. “Hë e pe ç’na bënë. Prapë e njëjta histori”, i tha Duro Idrizit. Administratori ia kthen: “Nuk ka gjë profesor, mos u mërzit. Ekipi sot (dje) ishte super”.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"