Takaj ironizon Dukën: Më vjen mirë që s’i dalka fjala

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2016 | 19:10

Takaj ironizon Dukën: Më vjen mirë që s’i dalka fjala

Skënderbeu u shpall për herë të gjashtë radhazi kampione e Shqipërisë duke mundur Flamurtarin në ndeshjen e fundit me rezultatin 0-2. Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, vlerësoi kampionatin që sapo u mbull si një nga më të vështirit e viteve të fundit.

Ardian-Takaj-Skenderbeu-658x494Në një prononcim për “Supersport”, Takaj komentoi edhe deklaratën e Dukës. Ky i fundit tha një ditë më parë se Partizani ishte më favorit për fitimin e titullit.

A ishte ky titulli më i bukur?

Ky ishte një nga kampionatet e vështira sepse është zgjidhur në momentin e fundit, kur ne kishim mundësi ta zgjidhnim tri javë më parë, por kushton më shumë kur zgjidhet në fund.

Ka pasur shumë ulje e ngritje në fund të sezonit. Cili ka qenë momenti më i vështirë për Skënderbeun?

Kampionati shqiptar ka hyrë në disa nivele të tjera dhe duhet ti pranojmë edhe humbjet. Kjo tregon një garë të ndershme dhe shumë të bukur. Në asnjë moment nuk mund t’i kesh pikët e sigurta.

Duka ka thënë se Partizani ishte favorit, parashikues i keq apo…?

Nuk është se kam ndonjë mendim tjetër. Më vjen mirë që nuk i dalka fjala Dukës.

Do ta konfirmoni Josën?

Unë jam tip që nuk i ngatërroj gjërat. Tani do festojmë, më pas do flasim me Josën. Tani po mendojmë vetëm për festën te stadiumi i Korçës në orën tetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"