Takaj “i ftohtë”, tifozët kapen me ekipin. Ja pikantet në Skënderbeu-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2021 | 17:13

Takaj “i ftohtë”, tifozët kapen me ekipin. Ja pikantet në Skënderbeu-Kukësi

“Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së luajtur të shtunën në Korçë.

Skenderbeu-Kukesi555

-Ndryshe nga ndeshjet e tjera të këtij sezoni presidenti i Skënderbeut Ardjan Takja ka qenë i pranishëm në tribunën VIP, ku ka parë nga afër ekipin e tij. I egër dhe nervoz presidenti i korçarëve nuk ka pranuar aspak rezultatin e këtij takimi. Menjëherë pas ndeshjes është mbyllur në dhomën VIP, ku ka qëndruar për disa minuta dhe më pas është larguar pa përshëndetur askënd.

-Një mikpritje e jashtëzakonshme i është rezervuar ishtrajnerit bardhekuq, Mirel Josa, i cili u rikthye në Korçë si kundërshtar, pas shumë sukseseve të korrura me Skënderbeun. Tifozët e kanë përshëndetur dhe kanë marrë falënderimet reciproke nga trajneri.

-Pas golave të pësuar trajneri Ahmataj ka qenë i goditur psikologjikisht aq sa është dorëzuar duke tentuar të hedhe në fushë lojtarët e rinj për të parë gjendjen e tyre. Kjo është vënë re nga tifozët e hyrë në tribunë që kanë kontestuar gjatë trajnerin.

-Pas mbylljes së takimit tifozët kanë kontestuar ekipin për paraqitjen e bërë. Ata i kanë kërkuar skuadrës të mos turpërojë fanellën dhe të bëjnë ndryshimet e duhura para se të jetë vonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"