Takaj i bashkohet thirrjes së Gjicit: Do të bojkotojmë kampionatin po nuk u rikthye policia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 22:15

Takaj i bashkohet thirrjes së Gjicit: Do të bojkotojmë kampionatin po nuk u rikthye policia

Thirrjes së presidentit Safet Gjici për bojkot të kampionatit për shkak të mungesës së policisë, i është bashkuar edhe presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili kërkon gjithashtu bllokimin e kampionatit në rast se Policia e Shtetit nuk rikthehet në stadium. Presidenti i korçarëve ka renditur edhe 2 arsye pse forcat e rendit duhet të rikthehen në shkallët e stadiumit.

Gjici-dhe-Takaj

Së pari, numri një i korçarëve tregoi se kostoja e policisë private është shumë e lartë dhe gati-gati e papërballueshme nga presidentët e klubeve të Superiores, që janë edhe organizatorët e takimeve të kampionatit. Së dyti Takaj tregoi se policia private nuk ka mundësi të rregullojë mbarëvajtjen e takimeve të mëdha, kur tifozeria është e zjarrtë dhe e shumtë në numër.

gjici takaj

Kujtojmë që ditën e djeshme, ishte presidenti i Kukësit, Safet Gjici ai që reagoi zyrtarisht dhe kërkoi bllokimin e kampionatit, në rast se Policia e Shtetit nuk rikthehet në stadium, për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjeve në Kategorinë Superiore.

Unë jam për bojkotimin, i bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi, që e shikojnë futbollin si futboll të reagojnë sot sa është herët, mos precipitojë më tej situata. Do ndodhemi përpara situatave shumë të vështira. Ti referohemi ndeshjes me Partizanin, janë paguar 7 milionë e gjysëm lek të vjetra për menaxhimin e asaj ndeshje dhe ishte e papërballueshme.

1e1e

Shteti shqiptar nuk ka ndonjë kontribut te futbolli shqiptar. As në lehtësimin e taksave as me ndihma të tjera, që ne t’i shikojmë të jenë reale. I vetmi kontribut që ka shteti shqiptar, është ruajtja e rendit dhe qetësisë nëpër stadiume”, deklaroi Takaj për “Top Channel”.

Mësohet se veç Kukësit dhe Skënderbeut është e gatshme dhe skuadra e Laçit dhe Luftëtarit për të bojkotuar kampionatin, deri në shikimin e vendimit, për largimin e policisë së shtetit nga stadiumet.

Ndërkohë që presidenti Takaj foli edhe për faqen zyrtare të klubit ku u shpreh:

“Për ne që duam qetësinë dhe që duam që futbolli të shkojë në rrugën normale, normalisht që do kërkojmë rendin nëpër stadiume. Shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit. Në rast se ne investojmë shuma të mëdhaja për futbollin dhe të prishet gara për disa njerëz për ta përgjegjshëm. Jam dakord me atë çfarë ka thënë Gjici dje dhe i bashkohem apelit të Gjicit për këtë çështje. Jam gati që nesër të bojkotohet kampionati.

takaj

Nuk është vetëm Superiorja, është Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë. Imagjinoni çfarë mund të ndodhi në momentet që do nxehet gara. Kur gara do jetë shumë e egër. Unë e di sa i kanë kapacitet klubet shqiptare. U bëj thirrje këtyre që rinë dhe presin të bëhet çfarë të bëhet, të cohën sot, sa nuk është vonë. I di kapacitetin financiar të këtyre klubeve që janë mbas nesh dhe nuk kane kapacitetin për t’i paguar këta stjuard. Kostoja është kostoja e madhe për të përballuar ndeshje të nxehta. Asnjë nga këto kompanitë, nuk e merr përsipër edhe riskun në situata që do ketë kampionati. Gara është e nxehtë, ekipet janë përforcuar, po investojnë që të gjithë por që t’i mbajmë investimet, duhet t’i mbrojmë sot.

Është mirë që ne të jem bashkë sot. Është e papërballueshme. Kur flet Skënderbeu që është e papërballueshme, kur flet Kukësi, mendoj që për këto klubet e tjera, me buxhet shumë të vogël, është shumë më e papërballueshme. Në rast se kthehet ligji dhe kalon si më parë, atëherë gjërat do të kalojnë në rrjedhën normale. Nuk është momenti në Shqipëri për të hequr policinë. Duhet të jepen shenja mbas mbas viti.

takaj

Atëherë jemi gati edhe ne për ta larguar policinë nga stadiumet. Nuk e di sa e dinë kuptimin e stjuartëve njerëzit, sepse stjuartët nuk janë badigardë, nuk janë forca speciale, por janë njerëz të zakonshëm. Në të gjithë botën janë njerëz të zakonshëm, mund të ketë, invalidë, pensionistë, fëmijë, që marrim përsipër, njohin rregulloren, drejtojnë njerzit, ku të ulen ku të vendosen dhe të mbajnë qetësi nëpër stadiume. Në rast se këtu i quajnë stjuardët njerëz të forcave speciale, atëherë nuk e di unë çfarë janë.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"