Takaj e Gjici “pajtohen”, ja batutat para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2015 | 13:33

Takaj e Gjici “pajtohen”, ja batutat para ndeshjes

takajArdjan Takaj dhe Safet Gjici kanë lënë pas polemikat disajavore në mediat dhe dje kanë shijuar 90-minutëshin së bashku mes emocioneve. Para fillimit të takimit, ka qenë kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halili, ai që ka “pajtuar” dy presidentët. Duke pirë kafe në dhomën VIP të stadiumit, Takaj dhe Gjici kanë shkëmbyer batuta.

“Nuk u ngope me katër tituj kampion”, i ka thënë fillimisht Gjici presidentit të Skënderbeut. Ky i fundit reagoi menjëherë: “Duke parë gjithë këtë stadium të mbushur, korçarët duket se po tregojnë se nuk janë ngopur me tituj”.

Më pas, kur duheshin 10 minuta që të niste takimi, krerët e klubeve folën për “Supersport”. Fillimisht Gjici ngacmoi Takajn. “Duket që Ardjani ka më shumë emocione, unë jam i qetë”.

Takaj e bën bisedën më serioze. “Ne nuk jemi armiq, jemi vetëm konkurrentë dhe do të luftojmë deri në fund. Kush ta meritojë, të marrë titullin. Jashtë fushe jemi miq”, deklaroi presidenti i Skënderbeut, por pa lënë mënjanë batutën. “I them Safetit që të shijojë edhe këto 90 minuta si kryesues, se pastaj do zbresë në vend të dytë”. Sidoqoftë, në fund doli profecia e Gjicit për pikë në Korçë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"