Takaj: Daja pjesë e jona, tani presim KAS-in për Champions-in. Ja ndeshjet më të bukura të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 19:35

Takaj: Daja pjesë e jona, tani presim KAS-in për Champions-in. Ja ndeshjet më të bukura të sezonit

“Festa është festë, kur ngrihet Kupa, atëherë fillon festa e vërtetë.”

takajj

Sa keq ju vjen që është përfolur kaq shumë ky Skënderbe?

Strategjithë e Skënderbeut i përckton klubi, asnjë tjetër. E mbaruam garën, dhe tani iu dha mundësia lojtarëve të rinj. Rezultati sot tregoi se disa elemente të rinj nuk e  meritojnë të jenë pjesë e Skënderbeut. Vendimi i UEFAs është një pikë tjetër, sot jemi për të festuar. Titullin e Skënderbeut nuk e konteston njeri. E kemi dominuar që në fillim.

Cila ndeshje ju ka shijuar më shumë këtë sezon?

Fitorja me Dinamon e Kievit, eliminimi i Dinamo Zagrebit, është një fitore historike, për një klub shqiptar janë shumë. Nuk është e lehtë për një klub si Skënderbeu.

Daja? Ai është pjesë e Skënderbeut, nuk është vënë kurrë në diskutim.

Skënderbeu më i mirë ky?

Kemi eksperiencë më të madhe, dhe grupi është më solid. Eksperienca na ka bërë akoma më të mëdhenj, sepse kualitetet i kemi pasur, edhe para 2 vjetësh. Në europë, eksperienca është shumë e rëndësishme.

Sa shanse ka që të pezullohet vendimi i UEFAs dhe të merrni pjesë në Champions?

Ka shanse të mëdha, pasi në rregulloren e KAS, pasi merret një masë pezullim vendimi, deri në shqyrtimin e çështjes. Kjo na bën të shpresojmë. Nuk mund të bëhet gjykim i përshpejtuar, pasi është një dosje që duhet shqyrtuar me kujdes.

Si funksionon gjoba ndaj UEFAs? Ka kaluar afati?

Dënimi është bashkë me gjobë. Megjithatë, afati për 1 milion euro përfundon më 26 qershor, por këto janë bashkë. Vendimi përfundimtar është i KASit. Presim atë.

Deri kur do vazhdoni festën sot?

Festa sot do vazhdojë, falet. Kampionati meriton të festohet deri në mëngjes, pa kufizime. Nesër fillon përgatitja për finalen ndaj Laçin. Pjesa më e madhe e grupit e ka filluar përgatitjen për Kupën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"