Tajson Furi del për “akullore” me familjen, mban në dorë orën me vlerë… 280 mijë paund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2021 | 16:18

Tajson Furi del për “akullore” me familjen, mban në dorë orën me vlerë… 280 mijë paund

Tajson Furi është në pritje të duelit të tij me Antoni Xhoshua dhe britaniku ka menduar të kalojë kohë me familjen duke u relaksuar në plazhet e Floridas.

furi1

Por një detaj i kapur nga mediat britanike ka bërë xhiron e botës. Teksa ka dalë me familjen duke konsumuar akullore, Furi mban në dorë një orë të markës “Riçard Mile” e cila kap vlerën e 280 mijë paund.

furi2

Shifra të frikshme këto, por që për Furin nuk janë aspak problem pasi pasuria e tij llogaritet rreth 40 milionë paund teksa pritet të rritet edhe më shumë pas duelit me Xhoshuan.

furi

Furi njihet për thjeshtësinë e tij duke mos i kursyer dhe fotot me fansat e shumë që e takojnë në rrugë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"