Taipi bëhet gati për sezonin dhe shiritin: Jemi 7-8 për titull, kam mësuar nga Ibraimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 19:07

Taipi bëhet gati për sezonin dhe shiritin: Jemi 7-8 për titull, kam mësuar nga Ibraimi

Gjelbrim Taipi, kapiteni i Kukësit në këtë edicion, bëhet gati për startin e këtij sezoni që sheh verilindorët të luajnë kundër Egnatias këtë të diel. Ai e sheh këtë edicion si më premtues se i vitit kaluar, edhe pse Kukësi ka bërë shumë ndryshime.

taipi

Taipi, në fjalët e tij para mediave sot, foli edhe për faktin se do të jetë kapiteni i ri i ekipit, duke treguar se do të mundohet të “kopjojë” Ibraimin, përkrah të cilit luajti edicionin e kaluar.

“Jemi ekip i ri me trajner të ri por objektivat janë të njëjta. Jemi pak lojtarë nga sezoni i kaluar. Kur nisi faza përgatitore ishte pak e vështirë sepse erdhën gati 20 lojtarë por trajneri ka bërë një punë të mirë duke bërë që të integrohen shpejt.

Kapiten? Kam thënë edhe më parë se është kënaqësi të jesh kapiten i një ekipi si Kukësi që ka luajtur në Europë. Ka pasur kapitenë si Musolli, Hallaçi, Shameti apo Agim Ibraimi. Me të tjerët nuk kam mundur të luaj por nga Ibraimi kam mësuar se çfarë do të thotë të jesh kapiten. Kam marrë gjëra të bukura dhe do të mundohem t’i zbatoj.

Herët për të folur për rivalitet. Të gjithë kanë bërë afrime dhe janë 7-8 ekipe ne garë për titull. Gjithçka do t’ia lëmë kohës”, u shpreh Taipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"