Tafili: Kur po fitonim po na e “linin”, kur humbëm e “lamë” ne. Duhej të ishit në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2017 | 12:34

Tafili: Kur po fitonim po na e “linin”, kur humbëm e “lamë” ne. Duhej të ishit në dhomat e zhveshjes

Autori i golit të dytë në ndeshjen ndaj Skënderbeut, Alsid Tafili, ka komentuar akuzat që i janë bërë skuadrës së tij në lidhje me rezultatin e takimit ndaj Skënderbeut.

tafili osmani skenderbeu vllaznia

“Të them të drejtën jam i indinjuar, jo vetëm unë, por edhe lojtarët e tjerë të ekipit nga fjalët që lexohen për një teatër tonin në fund të takimit me Skënderbeun. Më duket shumë absurd që mundi e djersa e gjithë shokëve të hidhet poshtë përmes fjalëve të tilla. Nëse do të kishim dashur të bënim teatër, nuk kishim pse të shënonim aq shumë gola e të mbanim rezultatin deri në momentet e shtesës në favorin tonë.

Është krejt e pakuptimtë se si fliten fjalë të tilla kur ne kemi kërkuar në një mënyrë apo një tjetër që të mbanim rezultatin. Kaq garanci ishte që një gjë e tillë të ndodhte në fund. A mund të kishte ndodhur që gjyqtari të mos e akordonte atë 11-metërsh apo Latifi që e gjuajti ta kishte goditur jashtë?

Më vjen keq që gjendet Vllaznia për të krijuar replika nga më të ndryshmet. Sa ishim ne në avantazh dëgjonim tifozët e Skënderbeut që thoshin: ‘Po ia falni Vllaznisë e po bëni estradë’. Sa ndryshoi puna, tani u akuzuam ne për teatër. Nuk duhet që vetëm me hamendësime të hidhen akuza. Ne po luajmë dhe do të vazhdojmë të luajmë vetëm ndershmërisht. Veç të ishit në dhomën e zhveshjes pas atij takimi do ta shikonit nëse është luajtur teatër”, ka thënë Tafili në një deklaratë për mediat.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"