Tabela/ Futboll deri më 30 qershor, shikoni sa lojtarëve te Shqipërisë iu skadon kontrata në këtë datë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 0:20

Tabela/ Futboll deri më 30 qershor, shikoni sa lojtarëve te Shqipërisë iu skadon kontrata në këtë datë

Vendmet e UEFA-s për të shtyrë Europianin janë bashkëshoqëruar edhe me të tjera pika për kampionatet. Si udhëzim për federatat është kërkuar mbyllja e kampionateve deri më 30 qershor. E teksa shumë prej kuqezinjve janë në kontrata jo afatgjata me skuadrat e tyre, “Panorama Sport” ju sjell pasqyrën e atyre që kanë pikërisht datën 30 qershor si afat të fundit të kontratës.

kombetarja shqiperia

Një aspekt është kategoria e lojtarëve që u përfundon kontrata në verë dhe një tjetër është çështja e futbollistëve që janë të huazuar deri në fund të këtij edicioni.

Lojtarë në skadencë kontrate- Me ndërprerjen e futbollit për shkak të pandemisë botërore nga Koronavirus, shumë lojtarë do të jetë mbase e riskueshme që ndonjë nga ndeshjet e fundit të kampionateve të mos e luajnë, duke qenë se do të jenë pa kontratë me ekipin ku gjenden aktualisht.

Etrit Berisha, portieri i SPAL-it, është në kontratë deri më 30 qershor të këtij viti. Gardiani i Kombëtares që ka bërë një praqtje mjaft të mirë këtë sezon, megjithëse ekipi i tij është në vend të fundit, del i lirë dhe pa kontratë më 1 korrik.

Në kushte të njëjta janë edhe Arlind Ajeti me Vejle në Danimarkë, Klaus Gjasula me Paderborn në Bundesligë, si edhe Ermir Lenjani dhe Bujar LIka me Sion e Shafhauzen në Zvicër. Për të gjithë këta kuqezinj, data limit e UEFA-s për përfundimin e kampionateve, është edhe e fundit me ekipet respektive ku po luajnë atkualisht…

Lojtarët e huazuar Armando Sadiku e Florian Kamberi kanë bërë sezone pozitive deri në këtë fazë të kampionateve ku luajnë. Mirëpo, të dy sulmuesit janë në situatë huazimi respektivisht në Spanjë dhe Skoci.

Sadiku është i huazuar në LIgën e Dytë spanjolle, te Malaga deri më 30 qershor. Më 1 korrik, bomberi kuqezi përfundon marrëdhënien kontraktuale me Malagën dhe i duhet të ribashkohet me Levanten. Në të njëjta kushte është edhe Florian Kamberi. Sulmuesi u huazu nga Hibernian në merkaton e dimrit dhe iu bashkua Rejnxhërsit që drejtohet nga Stiven Xherrard.

Në 1 korrik i takon këtij të fundit të vendosë nëse do të paguajë për kartonin e shqiptarit apo jo. Taulant Seferi dhe Ergy Kaçe, janë gjithashtu në situata huazimi deri në qershor. I pari nga Jong Bojs te skuadra e KSamaks, ndërsa mesfushori shtatshkurtër është pjesë e AEL Larisas deri në fund të qershorit, e më pas i takon PAOK-ut që të vendosë për të ardhmen e tij.

Lojtarët në skadencë kontrate:

Etrit Berisha SPAL 30 qershor 2020

Arlind Ajeti Vejle 30 qershor 2020

Amir Abrashi Frajburg 30 qershor 2020

Klaus Gjasula Paderborn 30 qershor 2020

Ermir Lenjani Sion 30 qershor 2020

Bujar Lika Shafhauzen 30 qershor 2020

Huazimet:

Armando Sadiku Nga Levante te Malaga Deri më 3o qershor 2020

Florian Kamberi Nga Hibernian te Rejnxhërs Deri më 31 maj 2020

Taulant Seferi Nga Jong Bojs te Ksamaks Deri më 30 qershor 2020

Ergys Kacce Nga PAOK tek AEL Larisa Deri më 30 qershor 2020

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"