Tabela e të ardhurave/ Goditja nga COVID-19, Tirana humbi 1.7 miliardë lekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2021 | 18:30

Tabela e të ardhurave/ Goditja nga COVID-19, Tirana humbi 1.7 miliardë lekë

Tirana ka humbur pak a shumë 1.7 miliardë lekë të vjetër nga pandemia prej Koronavirusit. Një vit pas mbylljes së stadiumeve, bardheblutë dhe çdo skuadër tjetër që nuk ka tifozë, kanë humbur goxha në aspektin financiar.

Tirana derbi

Pikërisht në momentin më të mirë të bardhebluve sezonin e shkuar, COVID-i paralizoi çdo sektor ekonomik. Kjo solli një fundosje të Tiranës, pikërisht në momentin që ndërmarrja bardheblu po mbushte stadiumin me tifozë.

PARASHIKIMET – Edhe pse bëhet fjalë vetëm për parashikime, Tirana, sot që flasim, ka minus nga biletat rreth 1.5 miliardë lekë të vjetër. Jo vetëm kaq. COVID-i u largoi bardhebluve edhe Partizanin nga “Selman Stërmasi” që sillte rreth 100 milionë lekë të vjetër në vit. Ama zëri më i madh i humbjeve të bardhebluve janë tifozët. Sezonin e shkuar në momentin që u mbyll në mars kampionati, tifozët mbushnin stadiumin dhe në “Air Albania” numri mesatar i tifozëve ishte me 7 mijë.

Vendi i parë i siguronte Tiranës të ardhura të garantuara. Për të mos folur për festën e titullit të 25-të ku stadiumi do të derdhej nga përkrahësit. Shkurt, Tirana vetëm nga biletat çdo ndeshje merrte 30 milionë lekë të vjetër. Këtu nuk llogariten derbet me Partizanin që sjellin mesatarisht 200 milionë lekë si dhe sfida me Crvena Zvezdën që e dyfishonte shumën e derbit apo ndeshjet me Jang Bojsin e Dinamon e Tbilisit që nuk u luajtën fare në kryeqytet, sepse Europa u luajt me një takim.

Tabela logo

PARTIZANI E REKLAMAT – Një tjetër humbje e madhe për Tiranën këtë vitin e fundit ka qenë moszhvillimi i ndeshjeve të Partizanit në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në një vit, Tirana nga të kuqtë grumbullonte, deri para pandemisë, rreth 100 milionë lekë. Po rreth 100 milionë lekë Tirana duhet të arkëtonte nga reklamat në “Air Albania”. Shkurt, deri tani më 31 mars, bardheblutë duhet të ishin kthyer në një makinë parash, që fatkeqësisht u dogj nga COVID-19.

METODOLOGJIA – Për efekt metodologjie, llogaritjet janë bërë mbi mesataren e tifozëve në sezonin 2020- 2021. Për një ndeshje normale janë marrë 6000 mijë tifozë me 500 lekë bileta, pasi Tirana është kampione dhe sezonin e shkuar ka pasur mesatarisht një numër të ngjashëm tifozësh për çdo takim.

Kujtojmë që në tribunë, çmimi në “Selman Stërmasi” ka qenë 1000 lekë, ndërsa në “Air Albania”, të paktën 2000 lekë. Për ndeshjet derbi është marrë arkëtimi i dy sfidave të fundit me tifozë në “Air Albania”, që ka kaluar si për Tiranën dhe Partizanin 200 milionë lekët e vjetër. Sfida që mund të sillte më shumë para është pa dyshim TiranaC.Zvezda ku stadiumi jo vetëm do të ishte plot, por si çmimet dhe arkëtimet do të ishin në maksimum.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"