Sytë te Kategoria e Parë, Apolonia kërkon Superioren me triumf në derbi. Lushnja dhe Pogradeci duan t’u presin hovin fierakëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 10:46

Sytë te Kategoria e Parë, Apolonia kërkon Superioren me triumf në derbi. Lushnja dhe Pogradeci duan t’u presin hovin fierakëve

Kategoria e Parë do të mbyllë këtë javë me dy sfida tejet të rëndësishme. Në Lushnje, myzeqarët vendas do të presin Apoloninë kryesuese të grupit A, një sfidë që pritet të jetë e ndezur nga fillimi deri në fund.
apolonia-lushnja
Nëse skuadra e Mërgjyshit fiton këtë përballje, siguron automatikisht rikthimin në Superiore. Ndërsa Lushnja dhe Pogradeci do të bëjnë të pamundurën të ndalojnë vrullin e fierakëve.

Sfida tjetër është Pogradeci-Besa. Liqenorët nisen favoritë për të fituar ndaj skuadrës verdhezi, pasi ka larguar një pjesë të madhe të lojtarëve pas bojkotit për pagat e padhëna.

Të dy ndeshjet do të luhen në orën 17:30.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"