“Synuam të mos pësonim gol”, Hallaçi: Ishte ndeshje me presion, fitojmë ndeshjen e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 18:24

“Synuam të mos pësonim gol”, Hallaçi: Ishte ndeshje me presion, fitojmë ndeshjen e fundit

Në “Kukës Arena” është mbyllur pa fitues ndeshja mes Kukësit dhe Erzenit, me një pikë që i shërben më shumë verilindorëve në këtë moment të kampionatit. Pas ndeshjes foli edhe trajneri, Rraman Hallaçi.bandicam 2023-05-25 18-18-54-775

“Janë ndeshje të vështira, me shumë presion, ku nuk na shkon mendja, mund të marrësh naj gol. Skuadra u soll mirë në fushë, u krijuan mundësitë. Nuk u vumë në vështirësi seriozisht, qarkulluam mirë topin. Luajtëm dhe me pasime të gjata, në pjesën e dytë pati më shumë presion dhe thjesht synonim të mos pësonim gol. Sot kishim mundësinë të fitonim, ishim në vendin tonë. Por do të fitojmë ndeshjen e fundit, ka qenë një sezon i lodhshëm dhe i vështirë, i kemi forcat për të marrë maksimumin”, deklaroi ai për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"