Synonin grupet e Ligës së Europës, Lilajn dhe Xhejmsin i eliminon një skuadër modeste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 21:27

Synonin grupet e Ligës së Europës, Lilajn dhe Xhejmsin i eliminon një skuadër modeste

Qabala e ish-futbollistëve të Skënderbeut, Sabjen Lilaj dhe Xhejms Adenij, e sheh veten jashtë Ligës së Europës që në raundin e parë. Skuadra azerbajxhanase u eliminua në raundin e parë nga modestët e Niederkorn.

Gabala

Pavarësisht triumfit në sfidën e kthimit, me rezultatin 0-1, ishte ekipi nga Luksemburgu që kaloi më tej, pasi triumfoi në sfidën e parë në Azerbajxhan me rezultatin 0-2.

Eliminimi në raundin e parë të Europës, do të përjetohet si një dramë nga skuadra azerbajxhanase, e cila kishte synim grupet e Ligës së Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"