Synon të tjetërsojë pamjen, Bashkia i jep me qira stadiumin klubit të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2022 | 23:03

Synon të tjetërsojë pamjen, Bashkia i jep me qira stadiumin klubit të Superiores

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Erzenit ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të Këshilli Bashkiak i Shijakut ka votuar me shumicë të cilësuar për dhënien në huapërdorje të stadiumit Shoqatës Klubit Futbollit Erzeni.

BASHKIA SHIJAK

Shoqata Klubi i Futbollit Erzeni, në Bashkëpunim me Bashkinë Shijak synon të tjetërsojë pamjen e Stadiumit Tofik Jashari.

NJOFTIMI ZYRTAR: 

Të nderuar sportdashës dhe tifozë të ekipit ERZENI !
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Shijak, është votuar me shumicë të cilësuar për dhënien në Huapërdorje Shoqatës Klubi Futbollit Erzeni stadiumi Tofik Jashari.
Sot finalizohet me sukses puna voluminoze disa muajore e aktorëve të angazhuar në këtë proçes të rëndësishëm.
Angazhimi personal i Kryetarit të Bashkisë Z. Elton Arbana, i hap derën dhe jep mundësinë që të punohet për të patur një shtëpi futbolli sipas kushteve bashkohore dhe sipas kritereve të liçencimit për K. F ERZENI.
Shoqata Klubi i Futbollit Erzeni, në Bashkëpunim me Bashkinë Shijak synon të tjetërsojë pamjen e Stadiumit Tofik Jashari, duke u harmonizuar me të gjithë infrastrukturën dhe investimet e rëndësishme që janë bërë në Bashkinë Shijak.
Ekipit të Erzenit i urojmë suksese, duke garantuar lojtarët, tifozët dhe qytetarët e Shijakut se angazhimi për të mirën e futbollit dhe qytetit do të jetë i përditshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"