Synojnë vazdimësinë, flet trajneri i Korabit: Kujdes Vorën, pres maksimumin nga ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2021 | 11:16

Synojnë vazdimësinë, flet trajneri i Korabit: Kujdes Vorën, pres maksimumin nga ekipi

Korabi do fitoren e dytë radhazi. Pasi mundën Burrelin, sot dibranët do të presin kthehet në shtëpi. Kundërshtar do të kenë Vorën pa pretendime dhe nuk ka synime e në letër mund të thuhet që është një përballje e lehtë. Megjithatë, Agim Canaj nuk i zë fort besë kësaj pjese. Ai kërkon kujdes maksimal, pasi vetëm kështu mund të mbeten në garë për ngjitjen në Kategorinë Superiore. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, vlonjati ndalet edhe te pretendimet, ndërsa hapur lakmon kreun. Edhe pse do të jetë një garë e vështirë, shanset matematikore janë.

AGIM CANAJ

“Kundërshtari është një ekip për t’u vlerësuar. Kanë në përbërje cilësore dhe jo më kot është pozicionuar në katërshen e parë. Referuar kësaj, u kam kërkuar lojtarëve të mi ta vlerësojnë shumë. Nuk ka kurrë ndeshje të lehta, ndaj pres angazhim dhe përqendrim të madh në fushën e lojës. Ne do të luftojmë deri në fund për të kapur misionin ‘Superiore’. Vërtet është garë e vështirë, por mundësitë i kemi.

Qëllimi është që ta kapim pa ndeshjen shtesë. Derisa matematika na lejon, pse të mos e tentojmë. Pikët janë aty dhe dëshira nuk na mungon”, përfundoi Agim Canaj. Trajneri nuk i ka kursyer këshillat as në stërvitjen e fundit, e cila u zhvillua dje në Kamzë. Ai pret një ekip sa më cinik në fushë, duke shfrytëzuar çdo mundësi që do t’u jepet. Dibranët kanë një ekip që krijon vërtet shumë, por në të njëjtën kohë edhe shpërdoron dhe stafi teknik është ndalur pikërisht te përmirësimi i shënjestrës.

kor

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"