Synojnë triumfin, ja gjendja e skuadrës së Teutës përpara supersfidës ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2021 | 15:08

Synojnë triumfin, ja gjendja e skuadrës së Teutës përpara supersfidës ndaj Laçit

Teuta synon 3 pikët me Laçin, ndërsa objektiva të skuadrës janë fitorja e dy trofeve, titulli kampion dhe Kupa e Shqipërisë. “Djemtë e detit” kanë pasur kohën e nevojshme për ta përgatitur më së miri takimin me kurbinasit. Fitorja është rezultati më i preferuar në këtë moment delikat të kampionatit dhe për fat të mirë deri më tani grupi është i plotë, me përjashtim të tre lojtarëve që janë në dyshim:

teuta

Kuro, Gruda dhe Zogaj. Kuros është një nga pikat e forta të mbrojtjes së Teutës, i cili në ndeshjen ndaj Partizanit pësoi një tërheqje muskulore në kofshë.

27-vjeçari po vijon me terapi intensive dhe me ushtrime të ndryshme. Ildi Gruda dhe Silvio Zogaj janë në dyshim për sfidën ndaj Laçit dhe mbetet ende për t’u verifikuar gjendja e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"