Synojnë Ligën e Europës, drejtuesit e Kamzës vendosin “ultimatumin” për lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2018 | 16:36

Synojnë Ligën e Europës, drejtuesit e Kamzës vendosin “ultimatumin” për lojtarët

Skuadra e Kamzës mund të ketë ndryshime të mëdha, pasi reforma do të prekë të gjitha repartet dhe të parët që mund të largohen janë ata, të cilët nuk kanë arritur të gjejnë shumë hapësira. Madje, kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, së bashku me presidentin e klubit, Naim Qarrin, kanë deklaruar më parë se do të krijojnë një ekip shumë konkurrues për sezonin e ri që të ketë si objektiv madhor pjesëmarrjen në Europa Ligë.

kamza

Për këtë, të dy drejtuesit kryesorë të Kamzës kanë nisur negociatat me disa futbollistë brenda dhe jashtë vendit. Gjithsesi, ata kanë bërë të ditur se nuk do të preket boshti i skuadrës, por do të largohen një pjesë e mirë e futbollistëve që nuk janë në planet e teknikut të ri. Por, asnjë prej tyre nuk do të mund ta bëjë një gjë të tillë pa lejen e klubit, pasi ndonjë prej tyre edhe mund të qëndrojë nëse në pozicione të veçanta s’do të ketë afrime.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"