Synojnë kualifikimin ndaj bluve, flet kapiteni i Erzenit: Duam të eliminojmë Dinamon!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2021 | 12:07

Synojnë kualifikimin ndaj bluve, flet kapiteni i Erzenit: Duam të eliminojmë Dinamon!

Erzeni i Shijakut do të përballet sot në stadiumin e Rrogozhinës me Dinamon në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Ndeshjen e parë të zhvilluar në Shijak, Erzeni e ka fituar me rezultatin 1-0.

Rejnaldo Troplini-788981

Kjo e sotmja është vendimtare për të përcaktuar skuadrën që do të vazhdojë më tej në rrugën drejt Kupës, ndërkohë që tjetra do ta ndalë këtu rrugëtimin. Pritet që takimi të jetë interesant dhe nisur nga ndeshja e parë, favorit është Erzeni të cilit i duhet një barazim në takimin e sotëm.

I pyetur për këtë sfidë, kapiteni i Erzenit, Rejnaldo Troplini, thotë: “Jemi stërvitur maksimalisht si për takimin e sotëm me Dinamon ashtu edhe atë të radhës në kampionat, që do ta luajmë në transfertë me Maliqin. Meqë ndeshjen e parë e kemi fituar, ne do të japim maksimumin e mundshëm për të kaluar në turin tjetër të Kupës.

Këtë e bazoj në faktin se tashmë kemi një skuadër të afirmuar me përbërje cilësore dhe mobilizimi ynë do te jetë mjaft i lartë. Nga ana tjetër, sot do të kemi edhe mbështetjen e tifozërisë, e cila do të shijojë paraqitjen e mirë të skuadrës”, tha Troplini.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"