“Synojmë vendin e parë në grup me Shqipërinë”, Seferi: Merkato? Pas ndeshjeve të Kombëtares…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 14:49

“Synojmë vendin e parë në grup me Shqipërinë”, Seferi: Merkato? Pas ndeshjeve të Kombëtares…

Në prag të ndeshjes së parë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ndaj Islandës në transfertë, e cila do të zhvillohet të hënën e 6 qershorit në orën 20:45, në konferencë për shtyp është shfaqur sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi, i cili është rikthyer sërish në Kombëtare dhe ka folur për këtë takim të rëndësishëm për kuqezinjtë:

bandicam 2022-05-28 12-14-00-121

Kombëtarja dhe synimi – “Në ndeshjet në mars Kombëtarja ka bërë shumë mirë. Synojmë vendin e parë në grup. Kemi një grup të fortë lojtarësh dhe jam besimplotë që do t’ia dalim.”

Titulli kampion me Tiranën – “Jam shumë i lumtur që u shpallëm kampionë, festa mbaroi atë ditë.”

Fokusi dhe konkurrenca – “Jam i fokusuar vetëm te Kombëtarja. Konkurrenca është e fortë, por unë kam ardhur këtu për të bërë maksimumin, trajneri vendos. Do të më pëlqente të fitoja besimin e trajnerit, nëse ai më jep minuta do të jem shumë i lumtur.”

Ndeshja ndaj Islandës – “Islanda duhet vlerësuar dhe ne do të shkojmë për të marrë fitoren.”

Merkato – “Është herët për të folur jam vetëm i fokusuar te Kombëtarja, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë pas ndeshjeve me Shqipërinë.”

Sezoni – “Kam bërë një sezon shumë të mirë, isha golashënues, kam dalë dhe kampion. Kam për të dhënë edhe më shumë, sepse më parë kam pasur dhe problemin e dëmtimeve, tani e kam marrë veten dhe do të bëj edhe më shumë.”

Sulmuesit e Kombëtares – “Sulmuesit që ka marrë trajneri janë më të mirët. Me çdo lojtar që do kem në ndeshje do të ndihem mirë sepse jemi të gjithë profesionistë.”, përfundoi Taulant Seferi.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"